
Në orët e para të së premtes, një aksident në aksin Plepa-Shkozet ka çuar në vdekjen e një 30-vjeçari.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, kur mjeti Renault ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.B., banues në Kavajë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)