Vrasja e Kryekomisarit, rinis gjyqi tek krimet. Greqia liron dy të dyshuarit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 12:52 | Kronikë
Vrasja e Kryekomisarit, rinis gjyqi tek krimet. Greqia liron dy të

Gjykata për Krimet e Rënda rinisi procesin gjyqësor ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, i pezulluar një vit më parë, për shkak se dy të pandehurit ndodheshin në kërkim. Ata akuzohen si porositësit e vrasjes së ish-shefit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku në prill 2017.

Ndonëse gjatë kësaj kohe Jambelli e Leci u arrestuan në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në seancë u bë e ditur se të dy janë liruar nga drejtësia greke. Të pandehurit ia kanë dalë të mos ekstradohen duke pretenduar se në Shqipëri mund t’i nënshtroheshin një gjykimi të padrejtë për shkak të korrupsionit, por edhe për shkak të mungesës së provave bindëse nga pala shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=SHl5fB1gURQ

Ndërkohë Gjykata relatoi edhe kërkimet periodike dhe pa rezultat, që kishte bërë policia e Fierit dhe Beratit në banesat e të pandehurve në Shqipëri. Kërkimi policor në vendin tonë u konsiderua si qesharak nga avokati që përfaqëson interesat e familjarëve të Cukut në proces, për shkak se arrestimi i të pandehurve në Greqi ishte publikuar në mediat vendase dhe greke.

Deri më tani për vrasjen e Artan Cukut qëndron në qeli vetëm Mikel Shallari, ekzekutori i Kryekomisarit. Shallari pranoi vrasjen, por u dënua me vetëm 10 vjet burg, për shkak se pranoi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke rrëfyer emrat e Jambellit dhe Lecit si porositës të krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos