Krimet e Rënda japin masën për të dënuarin me burgim të përjetshëm në Itali

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 12:29 | Kronikë
Krimet e Rënda japin masën për të dënuarin me burgim

Gjykata për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë "arrest me burg" për Tesi Bashon, i arrestuar një muaj më parë në Vlorë.

Basho u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Romë dhe hyri ilegalisht në Shqipëri, ku nisi aktivitetin kriminal. Në vitin 2017 ai dyshohet se kërcënoi një biznesmen me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove.

https://a2news.com/2019/10/16/kapet-ne-vlore-i-denuari-me-burgim-te-perjetshem-ne-itali-ishte-arratisur-nga-burgu/

Hetimi i këij episodi, ku Basho dyshohet se u ndihmua nga vëllai i tij, zbuloi edhe vendndodhjen e tij.

Basho nuk ishte prezent në seancë, e cila u zhvillua vetëm në praninë e avokatit të tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/19/gjykata-e-vlores-rrethohet-nga-renea-dhe-fnsh-do-te-jepet-masa-per-tesilvan-bashon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos