
Policia e Mallakastrës ka arrestuar sot një 56 vjeçar që në mars të vitit të kaluar kishte plagosur me thikë bashkëshorten.
Në 16 nëntor, Gjykata e Shkallës së Parë Fier kishte vendosur për shtetasin B.Z masën e arrestit me burg me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.
Ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta në fshatin Visokë të Mallakastrës, ndërkohë që ishte plagosur rëndë shtetasja L.Z. Autori i therjes ishte më pas zhdukur dhe i shpallur në kërkim. (A2 Televizion)