“Mallkimi” i fotografive me Drake

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 10:41 | Futboll

Në futboll nuk ekziston vetëm mallkimi ironik i Aron Ramsey, futbollistit që sa herë shënon, shoqërohet me ndarjen nga jeta të një personazhi të njohur.

Por tashmë lojtarët duhet të frikësohen nëse shkrepin fotografi me këngëtarin e njohur kanadez Drake. Kjo, pasi dështimi është i garantuar. Drake u fotografua me mesfushorin Sancho dhe në ndeshjen e radhës Dortmund u mund 5-0 nga Bayern. Fotografia e Sergio Aguero-s me këngëtarin i kushtoi Manchester City-t humbjen ndaj Tottenham pak ditë më parë në Champions ndërsa sulmuesi Argjentinas humbi një 11-metërsh.

Arsenal u mund gjithashtu kur Drake dhe Aubameyang u fotografuan sëbashku ndërsa më e fundit është humbja katastrofike e PSG ndaj Lille, pasi këngëtari amerikan figuronte në një foto të postuar në Instagram nga mbrojtësi francez Kurzawa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos