All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Manastirliu: 1600 shtretër për të përballuar pandeminë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 10:34 | Aktualitet
Manastirliu: 1600 shtretër për të përballuar pandeminë
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se sistemi shëndetësor është i përgatitur për të përballuar një fluks maksimal prej 1600 personash të shtruar për shkak të koronavirusit.

“Me hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid 4, kemi mbi 550 shtretër kapacitet spitalor për rastet me Covid-19”, tha ministrja. “Spitalet rajonale janë të përgatitura. Skenarët tanë përfshijnë kapacitet prej 1600 shtretër në të gjithë sistemin për të përballuar pandeminë”.

All - Paragraf - 3

Manastirliu tha, gjithashtu, se deri tani janë bërë funksionalë 4 laboratorë për kryerjen e testimeve për Covid-19, ndërsa në terren 134 epidemiologë kryejnë gjurmimin dhe testimin e personave të dyshuar. “Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë shqiptare në grahmat e fundit të jetës, sikurse e gjetëm ne në vitin 2013. Në çdo fazë kemi ecur sipas udhëzimeve të ekspertëve më të mirë në vend. Jemi përgjigjur në kohë”, tha ministrja. “Rritëm 5 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Me testet e antigenit që i presim brenda dhjetorit, synojmë gjurmimin e mëtejshëm të virusit. Nga dje, ka mbërritur sasia e fundit, 230 mijë vaksina për gripin. Pajisëm strukturat tona me linjat e oksigjenit në mënyrë që asnjë spitali të mos i mungojë.  3.9 milionë euro janë paguar për vaksinën anti-covid e cila do të jetë falas”.

Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo përgënjeshtroi deklaratat e opozitës për mungesë shtretërish në spitale dhe tha se këtë e bëjnë për të ardhur në pushtet. “Më lejoni t’u drejtohem me zemër çdo qytetari. Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre. Kanë hallet e bizneseve të tyre. Nuk janë kujdesur për ju atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë. E lanë shëndetësinë të vuante si një kufomë, është koha të besojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë. Solidariteti na duhet në këto momente dhe të respektojmë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos