"Rruga drejt bashkimit kombëtar", alfabetet para vendimit të Kongresit të Manastirit të ekspozuara në muze

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 21:31 | Aktualitet
"Rruga drejt bashkimit kombëtar", alfabetet para vendimit të

“Sa herë i madhi zot të më falë, i kam për t’i tërthurër duke punuar për vendin tim, për këtë gjuhën tonë.”

Kjo është një nga shprehjet e Naum Veqilharxhit që gjejmë të ekspozuar bashkë me figura të tjera që punuan për alfabetin e shqipes. Në ditët e nëntorit, e alfabetit apo të Kongresit të Manastirit, muzeu historik na përcjell një përqasje të periudhës para vendimit të Kongresit të Manastirit.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi e shenjon këtë ekspozitë edhe si një mundësi të mirë që këto figura të shquara të veprimtarive letrare, por po aq edhe patriotike, të njihen nga të rinjtë, pas përbaltjes nga politika e dikurshme.

Rruga drejt bashkimit kombëtar, si ekspozitë e prezanton publikun me këtë histori edhe në të hershme se Kongresi i Manastirit në atriumin e muzeut historik kombëtar . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos