Manastirliu: PS ka respektuar masat anti-covid, kush mban përgjegjësi për grumbullimet e PD?

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 21:39 | Politikë
Manastirliu: PS ka respektuar masat anti-covid, kush mban përgjegjësi

Fushata zgjedhore në Shqipëri po ndërthuret gjithmonë e më shumë me masat parandaluese të pandemisë. Ministrja Ogerta Manastirliu, e ftuar në Absolut 4, deklaroi se “kurba epidemike ka shumë të panjohura. Në vende të tjera ku ka pasur fushata elektorale, edhe në Kosovë, ka pasur rritje të infektimeve”.

Sipas ministres,  zbatimi i protokolleve nuk ka ndodhur nga opozita. “Shpresojmë që të mos kemi rritje të infektimeve. Ndërkohë, me opozitën kemi grumbullime të vazhdueshme që mund të bëhen shkas për rritjen e infektimeve, dhe kush do të mbajë përgjegjësi më pas?”, thotë ministrja.  

Kjo gjë për Manastirliun nuk ndodh në kampin socialist. “Asnjë aktivitet i partisë socialist është bërë në thyerje të rregullave anti-covid. Prandaj janë përdorur edhe hapësira shumë të mëdha, që në kamera nuk duken shumë. Ne jemi ata që jemi përballur me këtë vështirësi, prandaj edhe fushata e vaksinimit po shkon me ritme të larta”.

Për mundësitë që fushata të ketë ndikim në shpërndarjen e virusit, Manastirliu evidentoi se “në raste kur ruhet distanca dhe higjiena, janë masa të thjeshta por me efektivet. E kundërta ndodh me grupimet elektorale të opozitës, ku nuk ruhen distancat.  Janë vendosur penalitete, por kjo ka të bëj edhe me ndërgjegjen e qytetarëve dhe atyre që drejtojnë këto parti. Kjo tregon se kush e ka seriozisht shëndetin e qytetareve dhe kush dëshiron thjesht të fitojë disa pikë në politikë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos