
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Deri tani, në total janë shëruar 15 personel mjekësor, të cilët ishin prekur me koronavirus.
Ndërkohë, në total janë konfirmuar 304 persona të prekur, nga të cilët 16 kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)