Manchester City “dorëzohet” në kampionat, Liverpool tashmë thuajse i pakapshëm

Nga A2 CNN
18 Janar 2020, 18:53 | Futboll
Manchester City “dorëzohet” në kampionat, Liverpool

Kur Fernandinho në minutën e fundit devijoi topin në portën e tij, duke i hequr fitoren tashmë të siguruar nga Manchester City, të gjithë 54mijë spektatorët e Etihad Stadium kuptuan se ai ishte sinjali që ekipi i tyre kishte dhënë lamtumirën kampionatit këtë sezon.

Me barazimin në sekondat e fundit në shtëpi kundër Crystal Palace 2-2, për “Citizens” dhe ekipet e tjera  bëhet pothuajse e pamundur përmbysja ndaj Liverpool, që tashmë ka 13 pikë më shumë me dy ndeshje më pak të luajtura.

Crystal Palace kaloi në avantazh me turkun Tosun në fundin  e pjesës së parë (39’), por City dhe ylli i saj Aguero kishin përmbysur gjithçka në fundin e së dytës, me dygolshin e argjentinasit në minutat 82 dhe ‘87.

Por ky nuk është sezoni i djemve të Guardiolës, dhe autogoli i sekondave të fundit e tregon qartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos