
Pas Tottenham-it dhe Manchester United është kthyer në një vatër infeksioni të Covid-19. Disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur
Një episod i dyshimtë është parë që në ndeshjen e fundit përballë Norwich, kur futbollisti Lindelof doli nga fusha për shkak të problemeve me frymëmarrjen, por ende nuk dihet nëse kjo situatë lidhet me infektimin e mundshëm të lojtarit.
Nga mediat e huaja raportohet se tekniku Ragnik, nuk ka kryer një seancë stërvitore normale dhe nisur nga kjo Premier League ka në dyshim duelin e kësaj të marte përballë Brentford. (A2 Televizion)