Vllaznia cinike ndaj Skënderbeut, “sheh” sërish kreun e Superiores

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 19:05 | Futboll
Vllaznia cinike ndaj Skënderbeut, “sheh” sërish kreun e

Vllaznia vuan por fiton ndaj Skënderbeut duke kërcënuar serish kreun e Superiores.

Djemtë e Brdaric fituan sot në “Loro Borici” me rezultatin 2-0 , falë golave të Hoxhaj dhe Aralica, në minutat e fundit, duke kapur për momentin vendin e dytë bashkë me Kukësin, që ka një ndeshje më pak.  

Vllaznia dhe ylli i saj Liridon Latifi nuk ishin sot në ditën më të mirë, por arritën të menaxhonin mirë situatën me një gol për çdo pjesë, në një ndeshje ku nervozizmi ishte më i shumtë sesa rastet konkrete.

Në ndeshjen tjetër të sotme, Kastrioti i vendit të fundit mundi 1-0 Egnatian në një përballje direkte për mbijetesë, duke mbajtur ende te gjalla shpresat.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos