
Real Madrid fiton duke dominuar derbin e kryeqytetit spanjoll kundër kampionëve në fuqi, Atletico i Diego Simeone.
“Los Blancos” fituan me rezultatin e pastër 2-0, pas një gare të kontrolluar mirë, ku Atletico nuk pati pothuajse asnjë rast konkret.
Protagonist i ndeshjes edhe një herë Vinicus, braziliani që dhuroi dy asist për Benzema në pjesën e parë, dhe Asensio në atë të dytën, që çon madrilenët në kuotën e 42 pikëve, gjithmonë e më shumë të vetmuar në majën e La Liga.
Rreziku për Realin e Ancelottit vjen mesa duket vetëm nga qyteti i Sevijës. Sevilla ndjek me 8 pikë, edhe pse ka një ndeshje më pak, ndërkohë që surpriza e kampionatit janë kushërinjtë e tyre, ai Betis që fitoi edhe sot 4-0 me një ekip në formë si Real Sociedad.
Barcelona, ndërkohë, nuk di të fitojë dhe barazon 2-2 edhe me Osasunën, në një vend të tetë që mund t’ i lej katalanasit jashtë Europës sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)