Mijëra persona u mblodhën të shtunën në Stamboll, në një marshim në mbështetje të figurës së lartë të opozitës Canan Kaftancioglu, e cila kryeson degën e Partisë Popullore Republikane në qytetin e dytë të Turqisë.




Kaftancioglu e cila ka marrë një dënim për për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe shtetit turk, u prit me brohoritma kur doli përpara turmës.
50-vjeçarja është liruar me kushte për akuza që lidhen me mesazhe të publikuara në Tëitter 10 vjet më parë. Ajo vazhdimisht ka përsëritur se i gjithë procesi ndaj saj ishte i motivuar politikisht.
Në vitin 2019, Kaftancioglu u dënua me nëntë vjet, tetë muaj e 20 ditë burg. Pas një apeli dënimi u reduktua në pak më pak se pesë vjet. Sipas ligjit turk, dënimet nën pesë vjet zakonisht pezullohen. (A2 Televizion)