Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin e Amazonas në Brazil, duke rënduar ndjeshëm jetesën e banorëve vendas.
Fermerët në bashkinë e Careiro da Varzea, që ndodhet shumë pranë lumit të Amazonës, janë të shqetësuar se si do të mbijetojnë këtë vit, duke qenë se të mbjellat e tyre tashmë prej ditësh ndodhen nën ujë.





Sipas zyrtarëve lokalë, situata është tepër dëshpëruese dhe nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për të siguruar ushqime për banorët, por edhe për gjënë e gjallë.
Deri në këto momente, raportohet se është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të përmbytjeve në 29 bashki të shtetit të Amazonas. (A2 Televizion)