Manipuloi motorët, gjykata gjermane dënon Volkswagen

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 16:21 | Teknologji
Manipuloi motorët, gjykata gjermane dënon Volkswagen

Një vendim gjykate historik, për jurisprudencën gjermane dhe jo vetëm.  Gjykata federale e Karlsruhe ka dënuar gjigantin automobilistik Volkswagen të paguajë pronarin e një automjeti tip Sharan që rezultoi se kishte motorin e modifikuar.

Rëndësia e vendimit është te fakti që si pronari fatlum, janë rreth 470 mijë të tjerë që presin, për shkak të një prej skandaleve më të mëdha të historisë së industrisë automobilistike.

Pronari i Sharanit kishte arritur të merrte rreth 26.600 euro dëmshpërblim për mjetin që kishte  blerë 31 mijë euro, por nuk ishte i kënaqur dhe kishte çuar çështjen në apel.

Gjykata federale konfirmoi vendimin, por tashmë ai vjen nga niveli më i lartë gjyqësor në Gjermani, dhe mund të merret parasysh në më shumë se 60 mijë paditë që ende duhet të përfundojnë në drejtim të Volkswagen.

https://a2news.com/2019/03/13/strategji-e-re-volkswagen-drejt-makinave-elektrike/

Skandali i motorëve të modifikuar shpërtheu në vitin 2015 kur EPA, agjencia amerikane që ndër të tjerat kontrollon impaktin mjedisor të automjeteve në SHBA, tregoi publikisht se Volkswagen kishte instaluar një program që manipulonte nivelin e ndotjes, dhe i mundësonte mjetit të kalonte testet paraprake.

Rreth 500 mijë vetura me motor TDI u tërhoqën nga tregu, dhe filluan një seri gjyqesh për të cilat, deri më tani, gjiganti automobilistik ka paguar rreth 21 miliardë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos