
Roboti katërkëmbësh i “Boston Dynamic” tashmë ka mësuar edhe si të ruajë kopenë e deleve, duke zëvendësuar më së miri qenin e stanit.
Në një provë të zhvilluar në Zelandën e Re, Spot është parë teksa vë në rresht bagëtitë, pas përditësimit me programin më të ri nga kompania “Rocos”.
Sistemi lejon operatorët të kontrollojë robotët e tyre nga çdo cep i globit, duke krijuar misione të paracaktuara, si në rastin e ruajtjes së deleve. Gjithashtu roboti mund të përdoret për të hetuar, fotografuar apo xhiruar vende të ndryshme, ose, si në rastin e pak ditëve më parë në Singapor, për të siguruar respektimin e distancimit social mes njerëzve. (A2 Televizion)