Manja i përgjigjet Metës: Dekreti do rrëzohet, nuk e shpërndan dot Parlamentin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 14:25 | Aktualitet
Manja i përgjigjet Metës: Dekreti do rrëzohet, nuk e

Paralajmërimit të Presidentit Meta se do ta kthejë mbrapsht ligjin që sjell një mekanizëm zhbllokues në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, iu përgjigj nga Korça Ulsi Manja. Në ketë rast, socialisti tha se dekreti i Presidentit do të rrezohet.

“Kjo maxhorancë do të zbatojë Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit. Kuvendi do të rrëzojë dekretin e Presidentit dhe kaq. Është i lirë të ushtrojë atributin e vet Kushtetues, ta dekretojë ose jo, por nuk ia lidh dot duart Parlamentit për të votuar ato ligje për të cilat është votuar Parlamenti. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i tregojë sovranit se çfarë do të duhet të bëjë”.

Lidhur me shpërndarjen e Parlamentit nga ana e Presidentit, Manja tha: “Është diçka absurde. Këtu do të ishte atentati më i rëndë që i bëhet Kushtetutës, sepse një institucion që buron nga sovrani nuk mund të shpërndajë sovranin. Kështu që nuk meriton përgjigje tjetër ky merak i Presidentit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos