Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës janë edhe dy fëmijë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 19:23 | Bota

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës

Dy fëmijë janë mes tetë personave që humbën jetën nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut.

Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku Zohran Mamdani, i cili bëri të ditur se tragjedia u ka marrë jetën gjashtë të rriturve dhe dy fëmijëve.

Sipas autoriteteve, mes viktimave janë edhe dy punëtorë ndërtimi, ndërsa 18 persona të tjerë mbetën të plagosur. Katër prej të plagosurve janë zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ndërtesa, e ndërtuar në vitet 1930, u shemb në rrethana ende të paqarta. Disa banorë dyshojnë se shembja mund të jetë shkaktuar ose ndikuar nga punimet e ndërtimit në zonën përreth, por kjo mbetet për t'u konfirmuar nga hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos