2 olimpiada, 3 medalje ari, xhudistët e Kosovës mbyllin garimin në Tokio

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 10:24 | Sporte të tjera
2 olimpiada, 3 medalje ari, xhudistët e Kosovës mbyllin garimin

Pas garimit të Loriana Kukës, xhudistët e Kosovës kanë mbyllur konkurrimin historik në Lojërat Olimpike të Tokios, me 2 medalje ari, duke bërë historinë.

Trajneri Driton Kuka ka bërë një postim në Facebook pas suksesit të jashtëzakonshëm të sportistëve që ai drejton, duke i quajtur ata “samurajët shqiptarë”.

Medaljet olimpike për popullin shqiptar së shpejti do të zbarkojnë në trojet shqiptare. Xhudistët e ekipit tonë, sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike. Dy Medalje të Arta! Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta! Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren! Ashtu siç ishte e arta e Majlindës. Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje, aty qëndron forca jonë e madhe”, shkruan ndër të tjera Kuka, trajneri i cili ka një meritë të jashtëzakonshme në këtë sukses të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos