
Maqedonia e Veriut ishte një ndër vendet e fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk kishte filluar procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, dhe pritjes së saj të gjatë tashmë i erdhi fundi.
Serbia vendosi t’i dhurojë vendit fqinj 4650 vaksina të kompanisë Pfizer, në një ceremoni që u zhvillua në pikën kufitare të Tabanocit dhe ku ishin të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
“Si shprehje e një akti të çmuar miqësie, Serbia sot ndan disa nga vaksinat e saj me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ne morëm ndihmë dhe mbështetje për 4680 vaksina. Viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe asgjë ende nuk ka mbaruar. Por miqësia, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë lulëzuar në këtë krizë”, tha mes të tjerash Zaev gjatë fjalës së tij. (A2 Televizion)