
Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në muajt e fundit.
Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e saj ditor, informon se nga 450 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë qenë vetëm 11 persona që kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës Sars Covid-2.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri humbje jete në ditën e fundit, me të cilat numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 603.
Deri tani, në Maqedoninë e Veriut 14,341 persona janë diagnostikuar me COVID-19, 11,157 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 2,581. (A2 Televizion)