Maqedoni e Veriut, kryeministri Zaev nis detyrën, kryediplomati është shqiptar

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 09:42 | Ballkani
Maqedoni e Veriut, kryeministri Zaev nis detyrën, kryediplomati

Maqedonia e veriut ka qeverinë e re me kryeministrin Zoran Zaev. Me 62 vota pro dhe 51 kundër, Kuvendi votëbesoi qeverinë e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritar do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët kanë disa poste kyçe në qeveri, një prej tyre edhe ai i Punëve të Jashtme që do të drejtohet nga Bujar Osmani, i cili e quajti "shënim të historisë së re" drejtimin e diplomacisë për herë të parë në këtë vend nga një shqiptar.

''Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipat e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim,'' shkruan Osmani në Facebook.

Drejtimet e diplomacisë janë të qarta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos