
Qindra persona kanë protestuar ditën e premte në disa qytete kryesore të Maqedonisë së Veriut kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e energjisë për qytetarët dhe disa protesta.
Në Tetovë, protestuesit shkuan dhe më tej duke bllokuar për 30 minuta autostradën me Shkupin, ku u shkaktuan probleme me qarkullimin e mjeteve. Protestë kishte edhe në Shkup, ku u bllokuan dy udhëkryqe kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit kërkojnë që Komisioni Rregullator i Energjetikës të tërheqë vendimin për rritjen e energjisë elektrike prej 7.4%. Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protestat deri sa kërkesa e tyre të plotësohet. (A2 Televizion)