
Sot pritet të prezantohen emrat e ministrave të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas krijimit të shumicës parlamentare me marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Socialdemokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Përpara këtij zhvillimi, ujdia për koalicionin bashkëqeverisës do të miratohet nga këshillat e dy partive. Megjithatë, pjesë të marrëveshjes janë bërë publike, teksa sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi, njoftoi për herë të parë se rajoni do të ketë 3 ministra të jashtëm shqiptarë, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.
Ndërkohë, BDI ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut duke e cilësuar atë si “jodinjitoze dhe antikombëtare”, pasi, sipas kësaj force politike, ajo kundërshtoi drejtuesit e institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë.
Për marrëveshjen e bashkëqeverisjes reagoi dhe opozita maqedonase, VMRO-DPMNE, duke theksuar se vendi do të ketë një qeveri të krimit që nuk vlen as 5 lekë. (A2 Televizion)