Maqedonia e Veriut raporton mbi 1000 raste dhe 28 viktima nga koronavirusi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 22:01 | Ballkani
Maqedonia e Veriut raporton mbi 1000 raste dhe 28 viktima nga koronavirusi

Vijon të jenë të larta raportime ditore përsa i përket koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3084 testime të kryera në 24 orët e fundit 1093 prej tyre ose e thënë ndryshe 35% kanë rezultuar pozitive.

Gjithashtu 28 pacientë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar bilancin total në 1658 që nga nisja e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos