
Qeveria e Greqisë zgjati deri më 7 dhjetor masat kufizuese, të vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19. Vendimi erdhi pas rritjes së numrit të viktimave ditore dhe shtimit të pacientëve të intubuar në spitalet e vendit.
Greqia përballet me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar në javët e fundit, përkundër izolimit kombëtar në fuqi. Qeveria e konsideroi të nevojshme këtë zgjatje të kufizimeve pasi niveli i përhapjes mbetet i lartë.
“Ka shumë shqetësim për situatën në Selanik, Larisa, Lesvo e shumë zona të tjera të vendit”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
Ai shtoi se zbutja e masave do të ndodhë vetëm kur presioni në sistemin shëndetësor të bjerë ndjeshëm. (A2 Televizion)