
Pandemia e koronavirusit vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut.
Kështu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 30 persona.
Po ashtu, bëhet me dije se nga 2846 testime të kryera, janë konfirmuar 1160 raste të reja me COVID-19.
Lajm i mirë është se 1097 pacientë e kanë mposhtur virusin. (A2 Televizion)