
Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit, duke e çuar në 13 numrin total të viktimave në vendin fqinj. Viktimat janë një 70-vjeçar nga Kumanova dhe një 68-vjeçar nga Tetova, të cilët vuanin dhe nga disa sëmundje të tjera.
Shqetësues mbetet numri i rasteve të reja me koronavirus, të cilët u rriten me 46 në një ditë, 11 prej të cilëve janë personel mjekësor në spitalin e Kumanovës. Deri tani në Maqedoninë e Veriut ka 430 persona të prekur me virusin e ri vdekjeprurës, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në Shkup.
Qeveria ka vendosur që ta vendosë Kumanovën në karantinë gjatë fundjavës dhe ora policore do të fillojë të premten deri të hënën në mëngjes dhe ditët e tjera nga ora 16:00 deri në 05:00. (A2 Televizion)