Christian Eriksen shpallet nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 22:39 | Futboll
Christian Eriksen shpallet nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes

UEFA ka shpallur Christian Eriksen si lojtarin më të mirë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

Mesfushori danez humbi ndjenjat në pjesën e parë të ndeshjes që danezët e humbën 1-0, por UEFA vendosi që të vlerësonte mesfushorin që trembi mbajti në ankth të gjithë botën e futbollit.

https://a2news.com/2021/06/12/panik-ne-ndeshjen-danimarke-finlande-eriksen-humb-ndjenjat-ne-fushe/

“Futbolli është një sport i mrekullueshëm dhe Christian e interpreton atë në mënyrë të shkëlqyer”, lexohet në rrjetet sociale të organizmit drejtues të futbollit evropian.

https://a2news.com/2021/06/12/duke-qare-ne-fushe-momentet-dramatike-qe-perjetoi-bashkeshortja-e-eriksen/

Më parë, UEFA kishte bërë të ditur se Eriksen ndodhej i shtruar në spital, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa mediat daneze publikuan se mesfushori kishte folur me video me shokët e ekipit dhe u kishte kërkuar atyre që të ktheheshin në fushë për të luajtur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/eriksen-komunikoi-me-video-me-shoket-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos