“Mbahu Christian, të dua”, Lukaku ia kushton golin shokut të skuadrës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 23:06 | Futboll

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm është solidarizuar ditën e sotme me futbollistin danez Christian Eriksen i cili u ndje keq gjatë ndeshjes përballë Finlandës.

Këtë e tregoi dhe shoku i tij i skuadrës, Romelo Lukaku, i cili në ndeshjen që Belgjika luajti ndaj Rusisë golin e parë ia kushtoi pikërisht Eriksen. “Mbahu Christian, të dua”, tha belgu përballë kameras pasi kaloi ekipin e tij në avantazh.

Mesfushori i Danimarkës ra në tokë në fund të pjesës së parë të takimit, dyshohet për shkak të një aritmie, duke shkaktuar ankth për të pranishmit në stadium dhe të gjithë ata që e ndiqnin këtë ndeshje nga televizori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos