Maradona tallet me anglezët: Do ta shënoja golin me dorën e djathtë po të ishte VAR

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 17:51 | Futboll
Maradona tallet me anglezët: Do ta shënoja golin me dorën e

Diego Maradona i ka shënuar një “gol” të dytë anglezëve duke thënë se golin e famshëm në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 do ta kishte shënuar me dorën e djathtë nëse atë kohë do të kishte pasur një sistem VAR.

Në një intervistë radiofonike, Maradona, i cili tani drejton klubin argjentinas Gimnasia y Esgrima, kujtoi edhe një herë një prej episodeve më të famshëm të Botërorëve, kur i shënoi Anglisë gol me dorën e majtë, që më pas do të quhej “Dora e Zotit”. “Do të doja shumë të ktheja kohën mbrapsht”, tha El Piebe de Oro. “U premtoj anglezëve se nuk do ta kisha shënuar atë gol me dorën e majtë, do ta kisha bërë me të djathtën”.

Maradona tha gjithashtu se pavarësisht që sistemi VAR konsiderohet si përmirësim për futbollin, nuk do të jetë kurrë i përsosur pasi kontrollohet dhe përdoret nga njerëzit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/S5oqilbaXA4

A2 CNN Livestream

Latest Videos