Krisja me tifozët, Granit Xhaka kërkon paqe

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 13:43 | Futboll
Krisja me tifozët, Granit Xhaka kërkon paqe

Mungesa e rezultateve tek anglezët e Arsenal ka bërë që Granit Xhaka të jetë një prej të shigjetuarve nga tifozët e “Topçinjve”. Pak ditë pas daljes nga fusha mes vërshëllimave në stadiumin “Emirates”, futbollisti i Zvicrës, ka publikuar një letër të hapur ku tregon gjendjen e tij emocionale gjatë kohëve të fundit.

“Atmosfera e krijuar në javët e fundit më ka prekur pa masë. Unë e dua klubin dhe jap gjithmonë më të mirën time. Kohët e fundit kam marrë mesazhe të rënda dhe kërcënime për familjen të cilat më çuan në atë reagim pas zëvendësimit. Nuk ka qenë qëllimi im të ofendoj askënd. Uroj të gjejmë respekt të ndërsjellë dhe të ecim përpara së bashku”, ishte mesazhi i Granit Xhakës drejtuar publikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos