Botërori i 17-vjeçarëve, “gjiganti” shqiptar i portës kualifikon Italinë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 13:49 | Futboll
Botërori i 17-vjeçarëve,  “gjiganti” shqiptar i

Një shqiptar po shkëlqen në Botërorin e 17-vjeçarëve që po zhvillohet në Brazil. Bëhet fjalë për portierin Marko Molla, i cili është pjesë e përfaqësueses së “të kaltërve”, aty ku është shndërruar në protagonist me paraqitjet e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=TpcIGZDHVoU

Portieri i Bolonjës ishte vendimtar në fitoren 2 me 1 që Italia regjistroi përballë Meksikës, duke pritur penallti në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa rezultati ishte në barazim pa gola.

https://a2news.com/2019/10/28/nga-favoritet-ne-boteror-italia-i-beson-porten-gjigantit-shqiptar/

Me suksesin e arritur, Italia siguroi kualifikimin nga faza e grupeve, vetëm pas dy ndeshjeve të para, ndërsa dueli me Paraguajin do të jetë vendimtar për të përcaktuar fituesin e grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos