Kombëtarja U-19, për operacionin “Elite Round” Dede grumbullon “yjet” e Shpresave

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 12:09 | Futboll

Përfaqësuesja e 19-vjeçarëve të Shqipërisë do të nisë të hënën rrugëtimin drejt kualifikueseve të Europianit 2020 të kësaj grup moshe. Kundërshtarët e kuqezinjve të vegjël janë Belgjika, skuadra e cila do të organizojë turneun, si edhe Greqia dhe Islanda.

Objektivi i skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede është kualifikimi nga faza e parë në “Elite Round”.

Nga konferenca e trajnerit Nevil Dede

Duke vlerësuar potencialin e skuadrës dhe kundërshtarët, shanset nuk mungojnë. Për këtë arsye, trajneri i 19-vjeçarëve ka kthyer në skuadër edhe Brojën, Bullarin dhe Ndreçkën, tre lojtarë që pavarësisht moshës së vogël kanë shkëlqyer me përfaqësuesen Shpresa.

Teknikut kuqezi u shpreh shumë optimist, duke thënë në konferencë për shtyp se  “shkojmë atje për t’u kualifikuar. Kemi brez shumë të talentuar dhe pritshmëritë janë të mëdha. Prej datëlindjes ’75, shpresoj që edhe kjo gjeneratë të jetë e mirë për Kombëtaren A”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos