Maradona vdiq në një ditë me idhullin e tij

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 21:15 | Bota
Maradona vdiq në një ditë me idhullin e tij

Vdekja e Diego Armando Maradona ishte një nga lajmet më të këqija të kësaj jave, por pak kush e di se ai ndërroi jetë në të njëjtën ditë me idhullin e tij Fidel Kastro.

Futbollisti u nda nga jeta më 25 nëntor si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që katër vite më parë në të njëjtën datë ndërroi jetë dhe lideri legjendar i Kubës, Fidel Kastro, një nga personazhet që Maradona vlerësonte më shumë.

Maradona është takuar disa herë me Castron dhe e konsideronte atë një njeri të mrekullueshëm. Në nder të tij argjentinasi kishte bërë dhe një tatuazh me portretin e udhëheqësit komunist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos