Uzbekistani do të riatdhesojë rreth 100 qytetarë nga Al Hawl

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 20:34 | Bota
Uzbekistani do të riatdhesojë rreth 100 qytetarë nga Al Hawl

Qeveria e Uzbekistani ka nisur planet për të tërhequr një grup tjetër të qytetarëve të saj që ndodhen të strehuar në kampet e Al Hawl dhe Roj në Siri.

Një delegacion zyrtar nga Talashkent vizitoi dy kampet famëkeqe të familjarëve të luftëtarëve të ISIS, në zonën e kontrolluar nga kurdët dhe vendosën kontakte me 100 uzbekë, me të cilët u diskutua për kthimin e tyre në shtëpi.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e tyre ishin gra dhe fëmijë të mitur që jetonin në kushte shumë të vështira dhe iu mungonte uji dhe ushqimet.

Luftëtarët kurdë prej disa vitesh kanë kontrollin e veriut dhe lindjes së Siri dhe që nga ajo kohë mbajnë në burgje qindra militantë të ISIS, ndërsa gratë e tyre dhe fëmijë jetojnë në kampe.

Vetëm kampi i Al Hawl strehon më shumë se 65 mijë persona, duke përfshirë këtu 28 mijë sirianë, 30 mijë irakienë dhe 10 mijë të huaj të kombësive të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos