Marash Kumbulla, mes talentëve më të aktivizuar në Evropë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 10:53 | Futboll
Marash Kumbulla, mes talentëve më të aktivizuar në

Marash Kumbulla është një prej talenteve më të mirë të Serie A dhe futbollit evropian.

Mbrojtësi 19-vjeçar është pjesë e listës me 10 futbollistët më të rinj që kanë luajtur më shumë deri në këtë pikë të sezonit në kontinent.

Kumbulla, pjesë e Hellas Veronës, renditet në vendin e 9, me 61% të minutave të luajtura.

Gjatë kësaj periudhe ai ka shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, Inter, Juventus dhe Napoli.

Raporti u publikua nga Organizata Botërore e Statistikave, që pozicionon në vendin e parë Dejan Kulusevksin, futbollistin e Parmës, të transferuar te Juventus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos