
Fitorja në Gjirokastër riktheu disi qetësinë tek Partizani, të cilët po kalonin një periudhë aspak të mirë në javët e fundit në kampionat.
Atmosfera pozitive është rritur edhe më shumë ditën e sotme, teksa në kampin e kuq festohet dita e themelimit të klubit.
74 vite më parë mori jetë Partizani, skuadra kryeqytetase e futbollit e cila fitoi 16 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa dhe 1 Kupë Ballkanike.
Kampionët kujtuan 4 shkurtin e 1946-s në rrjetet sociale duke marrë urime të shumta nga ndjekësit.
Festa padyshim kërkohet të mbyllet me një tjetër fitore në fundjavë, ndërsa Partizani do të presë Flamurtarin në “Selman Stërmasi”. (A2 Televizion)