Napoli rikthehet në lojë, merr dhe një tjetër fitore

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 22:44 | Futboll
Napoli rikthehet në lojë, merr dhe një tjetër fitore

Fitorja ndaj Juventusit, një javë më parë, duket se ka rikthyer besimin tek ekipi i Napolit, i cili ka marrë dhe një tjetër 3 pikësh, kësaj radhe në fushën e vështirë të Sampdorias me rezultatin 2-4.

Napoli e gjeti veten shumë shpejt në avantazh, me të kaltrit që në 16 minutat e para të takimit kishin shënuar dy herë përballë vendasve me Milik dhe Elmas. Sampdoria nuk u dorëzua dhe në të 26-ën shkurtoi rezultatin me një supergol të sulmuesit Guagliaregla nga jashtë zonës. 37-vjeçari duke se nuk i ndjen vitet mbi shpinë dhe në të 73-ën fiton një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Gabbiadini.

Skuadra e Gattuso nuk i humbi shpresat dhe u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores dhe ai erdhi pikërisht në minutën e 83-të pas një aksioni të gjatë, të mbyllur me sukses nga Demme. Në minutën e 98 erdhi dhe goli i katërt për bardhekaltrit, i cili u shënua nga Mertens.

Me këtë fitore Napolit i rikthehet në lojë për të fituar një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos