Maratona e Athinës, 17 pjesëmarrës përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 19:16 | Sporte të tjera

U zhvillua të shtunën maratona e Athinës që numëron edicionin e 37 të saj.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë bujë në mediat vendase ishte lëndimi i jo pak por 17 pjesëmarrësve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Të shtruarit në spital u trajtuan për probleme kardiovaskulare dhe lëndime gjymtyrësh. Ndihma e parë, ndërkohë, iu dha plot 300 pjesëmarrësve.

Ky edicion regjistroi 20 mijë garues nga e gjithë bota dhe sikurse edhe herët e tjera përbëri problem bllokimi i trafikut në një kryeqytet si Athina që e vuan atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos