Hamilton kampion bote për të gjashtën herë. Përpara ka vetëm Shumin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 22:05 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton shkruan historinë. Britaniku me pikët e fituara sonte në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara ka arritur të fitojë titullin e gjashtë të karrierës, duke hyrë përfundimisht te më të mëdhenjtë e historisë së Formula 1.

Hamilton feston fitoren e gjashtë në Formula 1

Gara e zhvilluar në Austin të Teksasit sheh fitoren e shokut të ekipit Mercedes, finlandesi Valteri Bottas, me anglezin në vendin e dytë pas një dyluftimi emocionues me holandezin Max Verstappen. Leclerc i Ferrarit në vend të katërt, larg ambicieve.  

Hamilton arrin 381 pikë, i pakapshëm për mikun Bottas, që ka grumbulluar 314 pikë, duke shënuar kështu një dominim të Mercedes në kampionat.

Hamilton, teksa kryente xhirot e para të tij në automobilizëm.

Ky është kampionati i tretë radhazi për Hamilton, i gjashti në total. Nga të mëdhenjtë e Formula 1, vetëm njeri është përpara me shtatë tituj. Quhet Michael Shumacher. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos