
Valtteri Bottas do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të SHBA.
Piloti finlandez i Mercedesit i habiti të gjithë duke vendosur rekord të ri piste (1'32''029) dhe duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari, i cili regjistroi një kohë vetëm 12 të mijtat më të ngadaltë.
Nga vendi i tretë do të niset Max Verstappen me Red Bull, i ndjekur nga Ferrari tjetër i Leclerc.
Prova zyrtare zhgënjyese për Hamilton, i cili regjistroi vetëm kohën e pestë më të shpejtë. Gjithsesi, britanikut të Mercedesit do t’i mjaftojë vendi i 8 për t’u shpallur kampion i F1 edhe për këtë vit.
Gara amerikane do të zhvillohet sot, në orën 20:10 me orën shqiptare. (A2 Televizion)