Marina spanjolle ndjek për 5 orë varkën me 2 tonë hashash në Mesdhe

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 17:49 | Bota
Marina spanjolle ndjek për 5 orë varkën me 2 tonë hashash

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e një ndjekje si nëpër filma në detin Mesdhe, që përfundoi me arrestimin e një grupi që trafikonte një sasi të madhe lënde narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare, ndjekja e varkës së shpejtë të trafikantëve zgjati për më shumë se 5 orë dhe në fund policia arriti ta ndalojë atë dhe 2 tonët e lëndës narkotike brenda saj.

Forcat e marinës u ndihmuan në këtë operacion dhe nga ajri, pasi gomonia e trafikantëve ishte shumë e shpejtë me një motor me 300 kuaj fuqi.

5 trafikantë u arrestuan, të cilët e kishin ngarkuar hashashin në Marok dhe po e transportonin drejt Valencias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos