
KLP caktoi drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër Julian Çafkën, për 3 muaj. Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro në mbledhjen e KLP.
KLP votoi gjithashtu me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti.
Të dy plotësojnë vendet vakante të krijuara pas shkarkimit të paraardhësve të tyre nga Vettingu. Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 Maj, ndërsa Irma Balli më 19 shkurt. Po ashtu, u miratua me 11 vota pro projekt-aktit për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
U miratua me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtroje funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë. Prej më shumë se njëviti KPK ka shkarkuar mbi 50 prokurorë ndërsa një numër i konsiderueshëm janë në pritje të Kolegjit të Apelimit.
Transferimet në radhët e prokurorëve me firmë të Arta Markut bënë që shumë dosje të mbetën pezull ndërsa një pjesë e mirë e prokurorive në rrethe të mbetën me 2 prokurorë si pasojë e Vettingut. (A2 Televizion)