
Studentët kanë qëlluar me gurë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit. Disa nga xhamat e ministrisë janë thyer.
Gjithashtu, është qëlluar edhe me shashka dhe tymuese.
Një nga studentët u shpreh për A2 CNN se “arsyeja e protestës është sepse Pakti për Universitetin ishte thjesht fasadë”.
“Pakti, për mendimin tim, ishte mënyra më e thjeshtë për të mbyllur protestën e gjatë të studentëve. Nuk është zgjidhje afatgjatë dhe nuk duhet të prekë vetëm Universitetin e Tiranës. Protesta jonë do të vijojë”, shtoi student. (A2 Televizion)