
Bashkimi Europian e ka vënë Kinën në krye të axhendës së politikës së jashtme. Ministrat e jashtëm të BE u takuan në Bruksel me homologun e tyre kinez, Wang Yi.
Bisedimet u karakterizuan jo vetëm nga etika diplomatike, por edhe interesat e qartë ekonomikë. Theksi u vu tek të përbashkëtat mes palëve, si unanimiteti sa i përket kërkesës për reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Të dyja palët ndryshe nga SHBA janë për "multilateralizëm dhe një rend ekonomik të bazuar tek rregullat". Të dyja palët duan të veprojnë bashkërisht kundër ndryshimit të klimës, gjë që presidenti Donald Trump e konsideron si një komplot. Megjithatë kundërshtitë janë të pamohueshme.
"Nuk është sekret, që ne kemi sisteme të ndryshme dhe jemi në konkurrencë ekonomike me njëri-tjetrin, por ne përcaktojmë këtu sektorët për bisedime, prej nga mundtë përfitojnë me siguri të dyja palët", tha Federicha Mogherini.
Marrëdhënia me Pekinin do të dominojë gjithashtu samitin që do të mbahet në fund të javës. Vizita e presidentit Xi Jingping në Itali, Monako dhe Francë nga datat 21 deri në 26 mars, janë një dëshmi e qartë e përkushtimit të Europës dhe kinës për të thelluat marrëdhëniet. Në fillim të muajit prill do të pasojë takimi vjetor mes BE-së dhe Jinping në Bruksel.
Sipas një diplomati europian të cituar nga DË, Kina po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, me vështirësimin e marrëdhënieve tregtare më SHBA.
Nga ana tjetër edhe Kina ka interes të madh për marrëdhënie të mira me 500 milionë europianët, sepse vendi ndodhet në kulmin e një lufte doganore dhe të vështirësive në negociatat tregtare me qeverinë e SHBA-së nën udhëheqjen e Trump. (A2 Televizion)