
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përsëriti qëndimin e tij se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë për të mos ndryshuar status quo-n.
Në emisionin Off the Record, ish-ministri demokrat zbulon se dy liderët do të bashkojnë votat në të ardhmen e afërt për të ndryshuar kushtetutën dhe për të goditur drejtësinë e re, e cila po iu afrohet ditë pasi dite të dyve.
“Sali Berisha nuk do më ka ngritur flamurin e bardhë për të ardhur në qeverisje, është i mbaruar. Ai do një gardh rreshterësh që i rrinë gati për hallin e tij. Nuk ka hall interesi publik, të demokratëve jo e jo. Si bëhet kjo flirton me Ramën. Ata kanë hallin e drejtësisë, laku ka ardhur pranë Ramës. Do vij momenti që do kalojë pragun e SPAK. Si ja bëjmë ferrës së vetme. Ndryshojmë kushtetutën, i japim dhe legjitimitet dhe e ndryshojmë regjimin politik. Ja pse Gonzato në një dalje tha mos prekni reformën në drejtësi. Ky është synimi final. Kjo nuk është opozitë, por një aneks i kontrolluar nga Rama. Kjo është gjendja”, tha Alibeaj në A2 CNN. (A2 Televizion)
