"Dje Rama dhe Berisha ishin qafë për qafë"- Befason Alibeaj: Ja loja e pistë që bëjnë me publikun

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 21:19 | Politikë

"Dje Rama dhe Berisha ishin qafë për qafë"- Befason

Enkelejd Alibeaj e cilëson një teatër sjelljen e opozitës ditën e sotme në Kuvend, kur deputetët i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama teksa ai paraqiste projektbuxhetin.

I ftuar në emisionin Off the Record, Alibeaj hodhi sërish tezën se të dyja palët janë bashkë për të mbajtur këtë kastë politike të pandryeshueshme.

“Jo më larg se 24 orë, dje ishin qafë më qafë, në komisionin për reformën zgjedhore. Nuk ishin Gjiknuri dhe Bylykbashi, ishin Rama dhe Berisha. Nuk janë palë antagoniste, janë në një pazar për ta mbajtur kastën të palëvizur. Sot ishte teatër. Temë duhet të ishin sot pagat, pensionet. Të djathtët nuk mund të flasin për minimumin jetik. Ka varfëri në kulm. Ka mungesë shprese. Pyetja është përse merr 900 mijë vota Edi Rama. Ju mendoni se shqiptarët kanë ndonjë disfunksion. Jo e kanë treguar që dinë të reagojnë. E treguan dhe para një javë që bojkotuan zgjedhjet”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos