“Marrëveshja e roaming, ndër hapat e parë që do të ndihmojë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 13:24 | Politikë
“Marrëveshja e roaming, ndër hapat e parë që do

Në konferencën e përbashkët për marrëveshjen e “roaming”, zv/kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se kjo marrëveshje “e integron rajonin tonë më shumë në sistemin e të drejtave themelore të çdo evropiani, atë të qarkullimit të lirë të personave, të mallrave, të ideve dhe të ndërveprimeve ekonomike që janë padyshim shumë të rëndësishme”.

“Është një proces i gjatë, teknologjik dhe shkon në të mirë të gjithë qytetarëve. Por, është një proces që bëhet nga më shumë se 100 operatorë, me të cilët është negociuar dhe vijon të negociohet”, shtoi Balluku.

Ndërsa komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi se “duke e bërë telefoninë mobile të përballueshme për të gjithë qytetarët, është element themelor i çdo tranzicioni digjital gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm”.

Ndërkohë, përfaqësues i njërit prej operatorëve, nënvizoi se marrëveshja e sotme do të ndihmojë jo vetëm bashkëpunimin BE-Ballkan Perëndimor, por do të jetë në të mirë të individëve dhe korporatave: “Ulja e tarifave roaming lidhet edhe me investimet që operatorët po bëjnë në rajon. Synojmë të ofrojmë shërbimet më të mira dhe kjo ka të bëjë me investimet në infrastrukturë, në spektrin e frekuencave dhe në rritjen e kapacitetit të rrjetit. Kjo nismë është ndër hapat e parë që do të ndihmojë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos